Barça sulm për futbollistin e Mançester Sitit, ofron edhe… Semedon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 23:28

Barça sulm për futbollistin e Mançester Sitit, ofron edhe… Semedon

Barcelona ka shfaqur interes për të transferuar sulmuesin e Mançester Sitit, Bernardo Silva, dhe po përpiqen që ta joshin portugezin, duke i ofruar një rol të rëndësishëm në skuadrën e tyre sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se Silva fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të shkuar, protagonizmi i tij në “Etihad” është zbehur pak këtë sezon pas shanseve që Guardiola i ka dhënë të riut Fill Foden. Bernardo regjistroi vetëm 23 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon.

bernardo silva

Dhe sipas “The Telegraph”, katalanasit janë gati të përfitojnë, duke i ofruar Sitit miliona dhe kartonin e Nelson Semedos. Burime pranë gjigantëve të La Ligës konfirmuan për anglezët se ata do të tentojnë t’i afrohen Silvës për të kuptuar nëse ai është i interesuar për një transferim në “Camp Nou”. Megjithatë, buxheti i tyre nuk ia lejon që të bëjnë një operacion direkt me kesh, por do të mundohen të gjejnë alternativa të tjera për ta bindur Mançester Sitin që ta shesë.

Aktivizimin e paktë të 25-vjeçarit këtë sezon me “Qytetarët”, Guardiola e shpjegoi kështu: “Këtë sezon, ndoshta ishte faji im, ose ndoshta ishte Fill Foden më shumë i përfshirë dhe Mahrezi që ruajti nivelin e tij, por edhe lojtarët e tjerë kanë luajtur shumë mirë”. Silva u transferua në Mançester dy sezone më parë nga klubi i Monakos për 43.5 milionë paund plus bonuset. Një transferim i tillë në “Camp Nou” do të mirëpritej nga Mesi me shokë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"