Barça skedë sekrete për Pjaniçin, kërkon ta mbyllë transferimin brenda javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:40

Barça skedë sekrete për Pjaniçin, kërkon ta mbyllë transferimin brenda javës

Barcelona ka ndërtuar strategjinë e merkatos së saj që në janar. Sipas “As”, një raport i brendshëm i klubit, i përpiluar në fillim të këtij viti, ka përcaktuar parametrat e transferimeve të futbollistëve në rolet specifike. Dhe sa i përket mesfushës, prioriteti është eksperienca dhe jo mosha.

pjaniccc

Kështu shpjegon e përditshmja sportive spanjolle idenë që për shumë është e pakuptueshme, për të sakrifikuar një element 23-vjeçar si Artur Melo dhe për të transferuar një 30-vjeçar si Miralem Pjaniç.

Një filozofi kjo e ndërtuar nga kampionët e Spanjës, që vlen edhe për rolet e tjera. Për sulmin preferohet një futbollist 22-vjeçar (Lautaro Martinez) përpara një 33-vjeçari (Luis Suarez). Prioriteti në secilin rast është për të mbërritur te dy kampionët e Serisë A.

Për mesfushorin boshnjak të Juventusit, dëshira është për ta mbyllur sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse do të ishte e mundur, drejtuesit katalanas do të punojnë që ta mbyllin këtë operacion qoftë brenda kësaj jave. Por, problemi është bindja e Arturit për të lënë “Camp Nou”-n dhe transferuar në Torino. Me të kaluar këtë pengesë, atëherë Miralem Pjaniç mund të firmosë për Barçën.

SKEDA SEKRETE – Në seksionin e tretë të raportit të Barcelonës argumentohet se një lojtar me përvojë nuk ka nevojë për kohë për t’u ambientuar dhe se përqindja e pasimeve të lojtarëve mbi 30 vjeç është 3-5% më e lartë se ajo e mesfushorëve me moshë 16-29 vjeç.

Në pikën katër kujtohet se një lojtar i vjetër mund ta pranojë më mirë një rregullim të rrogës së tij në bazë të pritshmërive të paraqitjeve të tij. Ndërkohë që në pikën 1 nënvizohet nevoja për të kërkuar ekuilibër mes pjekurisë dhe rinisë, duke evidentuar se kjo është formula më e mirë për suksesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"