Barça publikon shifrat e Andre Gomes, ka bonus për “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 16:34

Barça publikon shifrat e Andre Gomes, ka bonus për “Topin e Artë”

Barcelona duket se ka vënë mend që nga çështja Neimar, ndaj ka vendosur të bëjë publike shifrat e transferimit të futbollistëve të saj. Klubi katalanas ka publikuar sot detajet e kontratës së mesfushorit Andre Gomes, të cilin e mori pak ditë më parë nga Valencia.

andre gomes

Sipas klubit katalanas, 22 vjeçari i cili do të prezantohet të mërkurën, do të firmosë për 5 sezone me skuadrën e tij të re, ndërsa në kontratë do t’i vendoset një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh.

portugals_andre_gomes_in_action_with_icelands_kari_arnason_210059

Ndërkaq, për ta marrë nga Valencia janë shpenzuar një shifër fikse prej 35 milionë eurosh, si dhe një shifër e dytë që arrin maksimumi në 20 milionë euro të tjera, në varësi të rendimenti të lojtarit dhe të klubit të tij të ri.

andre gomes

Përveç kësaj, klubi specifikonte se në kontratën personale me futbollistin ishte vendosur edhe një klauzolë shumë e veçantë. “Duke parë pritshmërinë dhe mundësinë reale që Barcelona ka parë te futbollisti, është rënë dakord që të përfshihet në kontratë një premio e veçantë prej 15 milionë eurosh nëse ai arrin të shpallet fitues i ‘Topit të Artë’”, sqaronte klubi në një komunikatë për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"