Barça pranon ta shesë lojtarin, por do 25 milionë euro nga Milani

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 23:50

Bota FB Seria A Të fundit

Barça pranon ta shesë lojtarin, por do 25 milionë euro nga Milani

Pasi i njohën me vullnetin e Xhakomo Bonaventurës për të rinovuar (firma në janar), drejtuesit e Milanit kanë marrë dje një tjetër lajm pozitiv. 

milan

Këtë herë ka të bëjë me merkaton dhe përkatësisht me Zhan Kler Todibo. 19-vjeçari është një dëshirë e Paolo Maldinit për të përforcuar mbrojtjen e “Djallit”. Ideja e drejtuesit ishte huazimi i lojtarit dhe e drejta e blerjes për 8-10 milionë euro. Kjo nismë nuk është hedhur totalisht poshtë nga Barcelona.

06_TODIBO_JUGADORS-WEB

Klubi spanjoll është gati të diskutojë një shitje të francezit, por me kusht që marrëveshja të arrijë të paktën 25 milionë eurot, plot 25-fishi i shumës të cilën Barça investoi në janar të këtij viti kur e bleu mbrojtësin nga Tuluza. Përveç këtij pretendimi ekonomik, katalanasit kërkojnë edhe një të drejtë riblerjeje ekskluzive mbi lojtarin me shumën që duhet të mbetet e pandryshueshme, pra përsëri një transferim mbi bazën e 25 milionë eurove.

Milani ka marrë kohë pasi po shqyrton edhe mundësinë e blerjes së Demiral, por mbi Todibon vëmendja mbetet e lartë.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com