Barça nuk humb kohë, nis rinovimin me yllin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 16:59

Barça nuk humb kohë, nis rinovimin me yllin francez

Barcelona ka zgjidhur një problem jo të vogël, që ka arritur të federojë kontratën e Gavit, duke përdorur dhe një “truk” të gjykatës.

DEMBELE

Por tani katalanasit vazhdojnë të mendojnë për përbërjen e grupit dhe sipas mediave spanjolle, drejtues të klubit kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Osman Dembelesë për të nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së francezit.

Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar Dembele nënshkroi një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024. Por duke parë paraqitjen e tij dhe këmbënguljen e trajnerit Ksavi, klubi kryesues në La Liga është vënë në lëvizje për të shtuar dhe më kontratën e sulmuesit të kreut. Në Barcelonë shpresojnë ta blindojnë atë deri në vitin 2026.

PANORAMASPORT.AL