Barça kampione: Ja pikat e forta të ekipit të Ksavit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 23:35

Barça kampione: Ja pikat e forta të ekipit të Ksavit

Barcelona është kampione e Spanjës dhe të shtunën katalanasitkanë ngritur dhe trofeun e La Ligës. Skuadra e Ksavit ka treguar seka qenë ekipi më i mirë në Spanjë, duke dominuar në çdo sektor tëfushës, veçanërisht në mbrojtje.

KSAVI

Nëpërmjet një mbrojtjeje solide,”blaugranat” kanë arritur të kapin shifra mbresëlënëse, që i kanë mundësuar dhe suksesin e merituar. Për këtë arsye shkolla e trajnerëve “MBP School of Coaches” u ka bërë një analizë të thellë disa prej aspekteve taktike që kanë spikatur dhe që kanë qenë themeli i suksesit.

LINJA MBROJTËSE SHUMË LART – Risia kryesore në krahasimme sezonet e mëparshme është ngjitja lart e vijës mbrojtëse nëmomentet pa top. Nëpërmjet lojtarëve si Arauho, Kunde, Kristensendhe Balde, mbrojtësit e Ksavit kanë arritur të pozicionohen largportës së tyre, duke mbajtur në distancë dhe kundërshtarin.

Jo vetëm kaq, por falë kësaj vendosjeje me mbrojtje lart, “blaugranat”kanë ushtruar sërish presion të lartë në fushën kundërshtare, dukei detyruar rivalët të përdorin topin e gjatë e pa adresë. Aspekttjetër është se disponueshmëria e lojtarëve të shpejtë si Kunde,Balde e Arauho ka ulur rrezikun që i kanosej nga mbrojtja shumëlart. Në vetëm pak raste Barça është kapur në befasi nga topat passhpine.

PRESING PAS HUMBJES SË TOPIT – Një tjetër nga virtytet emëdha të Barçës në këtë sezon ka qenë sjellja kolektive pas humbjes së topit. Sezonet e mëparshme skuadra ndahej në dy nënblloqenë momentet e tranzicionit në mbrojtje, duke mos qenë solide.

Në sezonin aktual, skuadra ka vepruar në bllok. Pasi topi humbej egjithë skuadra lëvizte në harmoni, duke mbuluar çdo hapësirë dhe gjithnjë në kërkim të rikuperimit të topit. Kjo është arsyeja përse Barcelona ka rikuperuar një numër të madh topash menjëherë pas humbjes së tij, veçanërisht në fushën kundërshtare.

DUELET INDIVIDUALE – Ndër pikat e forta të Barçës ka qenëloja një kundër një, aftësia e saj për të fituar shumë duele të tilla. Përgatitja fizike e linjës mbrojtëse i lejonte skuadrës së Ksavit tëmundte rivalët e saj në përplasje të tilla. Për shembull, figura e Arauhos ka qenë thelbësore në përballjet kryesore kundër lojtarëvesi Vinicius, Karrasko, Brian Gil.

E njëjta gjë ka ndodhur me Kunde, Kristensen ose Markos Alonso; të gjithë kanë qenë të patëmetë nëtë gjitha ato aksione për të mbrojtur zonën, veçanërisht ato që kanëtë bëjnë me lojën në ajër.

TER SHTEGEN – Rendimenti i shkëlqyer mbrojtës i Barçës kompletohet nga Mark-Andre ter Shtegen. Gjermani është kthyer të bëjë murin në portë. Ai ka bërë pritje të mrekullueshme, duke e ruajtur portën e tij të paprekur në 25 takime deri më tani.

Përveç kësaj, Ter Shtegen e ka pozicionuar veten si një lider në dhomat ezhveshjes. Pas 9 sezonesh në Barcelonë, gjermani është kapiten në fushë, komandon mbrojtjen në çdo moment dhe inkurajon bashkëlojtarët në periudha vështirësish gjatë lojës.

PËRFUNDIMI – Në librin e tij “Arti i Luftës”, Sun Tzu nënvizon sembrojtja më e mirë është një sulm i mirë. Megjithatë, skuadra e Ksavi Hernandezit, me një paraqitje të shkëlqyer në mbrojtje, ka arritur të forcojë fazën e saj sulmuese dhe të fitojë titullin në La Liga 2022-’23.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"