Barça gjen mënyrën interesante për të rritur të ardhurat, studiohet sponsori për… pantallonat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 19:16

Barça gjen mënyrën interesante për të rritur të ardhurat, studiohet sponsori për… pantallonat

Barcelona po studion çdo mundësi të mundshme për të përmirësuar gjendjen financiare. Sipas burimeve pranë klubit katalanas, një ide për të fituar para është dhe lënia e një hapësire për sponsor që do të stampohej te pantallonat e futbollistëve.

63dd7255d17a3.r_d.2226-1268-2170

Një strategji e tillë nuk është studiuar më parë nga katalanasit, por drejtuesit e klubit me në krye presidentin Joan Laporta po punojnë për të injektuar të ardhura në mënyrë që të përmirësojnë bilancet e tyre dhe po shqyrtojnë çdo alternativë të mundshme për të mbushur arkat.

Barça ka marrë oferta të shumta nga marka për të reklamuar në pjesën e përparme të fanellës dhe në mëngën e majtë, aty ku ka qenë më parë kompania Beko. Disa prej tyre kanë ngritur edhe opsionin për të shtuar një sponsor në pantallona. Në parim, zona e zgjedhur, në rast të përparimit të një marrëveshjeje, do të ishte pjesa e pasme e saj. Pjesa e përparme e pantallonave të klubit deri më sot vazhdon të mbulohet nga logoja Nike

Kjo ide ndiqet nga disa skuadra në Spanjë, ku përmendet Majorka me markën Specialized, dhe Espanjol me markat Gro dhe Crypto Snacks, dhe nuk përjashtohet mundësia që dhe Barcelona ta ndjekë një shembull të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"