Barça gati të bëjë “faraon” Lautaron, zbulohet e oferta e çmendur e katalanasve që u refuzua nga Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 23:42

Barça gati të bëjë “faraon” Lautaron, zbulohet e oferta e çmendur e katalanasve që u refuzua nga Interi

Interesimi i Barcelonës për Lautaro Martinezin nuk përfaqëson një risi. Pas një sezoni në hijen e Mauro Ikardit, “Demi” ka shpërthyer si protagonist tek Interi dhe këtë sezon ka regjistruar 16 gola në të gjitHa kompeticionet. Barça, që e ndjek prej vitit 2016, e kërkon me ngulm me interesim të vetë Lionel Mesit, i cili e dëshiron përkrah si pasues të Luis Suarezit. Ndaj “blaugrana”-t po shtyjnë që ta transferojnë numrin 10 zikaltër në “Camp Nou” këtë verë, pavarësisht kërkesave të larta të klubit zikaltër.Lautaro Martinez (R) of FC Internazionale scores the opening

OFERTA – Sipas raportimit nga mediat italiane, një ofertë e parë e Barcelonës i është kthyer prapa dërguesit. Drejtuesit katalanas kanë ofruar 70 milionë euro plus dy lojtarë, Arturo Vidalin dhe Nelson Semedon; ky propozim, megjithatë, nuk duket të ketë bindur Interin që kërkon me ngulm pagesën e klauzolës së lëshimit prej 111 milionë eurosh (e vlefshme për jashtë Italisë dhe brenda dy javëve të para të korrikut). Ndërsa për sulmuesin kampionët në fuqi të La Ligës ishin gati të bënin çmenduri: i kishin përgatitur, pavarësisht në moshë shumë të re (22 vjeç) një kontratë prej 10 milionë eurosh në sezon.lionel-messi-lautaro-martinez-barcelona-inter-2019_tnocl1ytaf401y0x11tvh10jo

DËSHIRA E LOJTARIT – Interi, në krahun tjetër, edhe përmes presidentit Stiven Zhang dhe administratorit të deleguar Xhuzepe Marota, është shprehur gjithmonë se nuk do të dëshironte të shiste yjet, por askush nuk qëndron në skuadër kundër dëshirës: pikërisht kjo e fundit do të rezultojë thelbësore në kuadër të negociatave dhe këtu për momentin Barça nuk ka konkurrencë, pasi Martinez ka refuzuar Realin, Sitin dhe Premier Ligën. Megjithatë ka gjithmonë kushte, edhe në këtë rast: bisedohet, por për momentin zikaltrit nuk kanë interes të përfshijnë shkëmbime.obamejang

ZËVENDËSUESIT – Gjithmonë sipas burimeve nga Italia, emri prioritar për të marrë trashëgiminë e “Demit” është ai i Pier-Emerik Aubajemang, në skadencë kontrate me Arsenalin në 2021-shin: deri tani ka shënuar 20 gola në 32 ndeshje gjatë sezonit, arsye që shtyn “Topçinjtë” të mbajnë të lartë vlerën e kartonit (60 milionë euro) pavarësisht moshës (31 vjeç). Në listë mbetet edhe Duvan Zapata i Atalantës, 28 vjeç.

Përgatiti: LEDIO NASE-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"