Barça është tmerri i Kejlor Navasit, ja sa gola i kanë shënuar katalanasit portierit të PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 20:16

Barça është tmerri i Kejlor Navasit, ja sa gola i kanë shënuar katalanasit portierit të PSG-së

Pasi kaloi problemet fizike, Kejlor Navas u përfshi në listën e të grumbulluarve nga ana e PSG-së për ndeshjen e sotme kundër Barcelonës. Ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Levantes është përballur 13 herë me Barcelonën dhe këta të fundit kanë arritur që t’i shënojnë 28 gola.

NAVAS

Katalanasit janë “makthi” i tij dhe kanë bërë që ai të regjistrojë të dhënat më negative gjatë karrierës. Me fanellën e Levantes, Kejlor u përball 3 herë dhe në sezonin 2013- 2014 pësoi një goleadë 7-0 në “Camp Nou”. Por edhe kur mbrojti portën e Realit të Madridit ai u përball 10 herë dhe fitoi vetëm 3 ndeshje, dy prej të cilave në Superkupën e Spanjës.

Portieri nga Kosta Rika ishte titullar në “Bernabeu” për 3 sezone radhazi dhe humbi 0-4, 2-3 dhe 0-3. Sigurisht që kjo ndeshje është një shans i artë për t’u hakmarrë dhe t’i japë fund ecurisë negative ndaj Barcelonës. Mesi me shokë nuk do t’ia bëjnë të lehtë, por edhe ai është gati për të sfiduar katalanasit dhe të tregojë “dhëmbët”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"