“Barça ekipi im i zëmrës në fëmijëri, ndërsa Mesi me Iniestën ishin…”, talenti Musiala bën rrëfimin emocionues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 22:46

“Barça ekipi im i zëmrës në fëmijëri, ndërsa Mesi me Iniestën ishin…”, talenti Musiala bën rrëfimin emocionues

Xhamal Musiala është një nga lojtarët më të dalluar në sezonin e ri në radhët e Bajernit. 19-vjeçari ka zhvilluar 5 prezenca për këtë sezon, madje duke tundur 4 herë rrjetën e portës kundërshtare. Ai vlerësohet nga e gjithë hierarkia e Bajernit, si një talent me të ardhme të ndritur në klubit aktual.

E_RXNFpVUAAuEla

Por së fundmi, vetë mesfushori ka dhënë një intervistë në prestigjiozen gjermane “Bild”, nga ku u rrëfye mbi jetën, madje duke treguar më shumë seç duhet në lidhje me klubin e fëmijërisë dhe idhujve:

“Fëmijëria nuk është se ka qenë ajo që do doja ta shkruaj edhe njëherë, por deri sa kam arritur në këtë pikë, do të thotë se më ka shërbyer për mirë. Çdo moment është një mësim i vlefshëm, nga ku mund të mësojmë dhe të përmirësohemi në aspekte të caktuara, madje jo vetëm nga ana profesionale. Fëmijëria është mosha e duhur, ku ne krijojmë prirjet e para se çfarë do duam të bëhemi në jetë.

Për mua Mesi, Ksavi dhe Barça kanë qenë frymëzimi dhe pasioni për t’u dashuruar me futbollin. Edhe tani më kujtohen emocionet kur ata dhuronin magji në fushë. Është e vërtetë se fanellat e tyre i vishja në çdo ndeshje që zhvilloja me shokët”. Xhamal nuk nguroi të tregonte emocionet e rikthimit në “Camp Nou”, aty ku sezonin e kaluar e bëri sefte në fitoren 0-3, e vlefshme për fazën e grupeve në Champions:

“Herën e fundit që luajta aty, nuk ishte plot me spektatorë, por këtë vit atmosfera ka për të qenë ndryshe, aq më pak ku do të kem mundësi të ritakoj një nga 9-at më të mirë në botë, Robert Levandovskin”, përfundoi Musiala. Interesant mbetet fakti që nëse do të shënojë ndaj katalanasve, do të festojë apo vazhdon të ruajë ende simpati dhe respekt?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"