“Barça do të dalë nga tuneli, Mesi varfëroi të gjithë La Ligën”, ish-“armiku” Guti analizon situatën te kuqeblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 15:06

“Barça do të dalë nga tuneli, Mesi varfëroi të gjithë La Ligën”, ish-“armiku” Guti analizon situatën te kuqeblutë

Nëse ka një ish-madrilen që e urren më shumë se kushdo Barcelonën, ai është Hoze Maria Gutierrez, ndryshe Guti. Që kur luante në radhët e Madridit, por edhe pas tërheqjes nga futbolli ai ka qenë gjithnjë një kritik shumë i ashpër i Barcelonës.

img_somartin_20180607-175947_imagenes_md_otras_fuentes_180607_guti_instagram-kG0E-U444221905034LJF-980x554@MundoDeportivo-Web

Por ndonjëherë ndodh që edhe “armiqtë” të të gjenden pranë në momente të vështira. Gjatë një pjesëmarrjeje në një eveniment promovues, Guti u ka përçuar një mesazh të gjithë tifozëve të Barcelonës.

“Ky është një moment i vështirë për Barcelonën, por kjo skuadër ka lojtarë të mëdhenj dhe do të ketë gjithnjë. Nëse do të dijë t’i shfrytëzojë, do të dalë nga tuneli ku është futur. Jam i bindur se do të vazhdojë të jetë kompetitive në Spanjë, por të shohim se çfarë do të ndodhë në Evropë”, ka thënë ish-mesfushori.

GUTI DHE LARGIMI I MESIT – Guti ka folur edhe për largimin e Leo Mesit nga Barcelona. “Natyrisht që është një keqardhje largimi i Mesit. Këtu është e qartë se problemi qëndron te paratë.

Largimi i Mesit nuk është vetëm një dëm për Barcelonën, por për të gjithë kampionatin spanjoll. Ne dëshirojmë që La Liga të mbetet në krye të kampionateve dhe këtu të luajnë lojtarët më të mirë”, ka thënë Guti për mediat spanjolle.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"