Barça dhe Juvja në bisedime, projektohet shkëmbim sulmuesish. Në lojë edhe lojtari i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:53

Barça dhe Juvja në bisedime, projektohet shkëmbim sulmuesish. Në lojë edhe lojtari i Interit

Barcelona përshëndet edhe Luis Suarezin, por ndërkohë sulmi nis të qajë dhe nevoja për një futbollist me eksperiencë, që të mund të frymëzojë edhe repartin ofensiv nevojitet. Prandaj, pasi e kishin hapur këtë temë gjatë periudhës që punuan për shkëmbimin Pjaniç-Artur, katalanasit janë rikthyer sërish në bisedime me kampionët e Italisë, por këtë herë duke kërkuar Duglas Kostën.

kosta juventus

Fakti që trajneri Ronald Kuman nuk bindet aspak nga Osman Dembele, u ka kërkuar drejtuesve të klubit, nëse mund ta arrijnë te Duglas Kosta i Juventusit. Sipas holandezit, braziliani i “Zonjës së Vjetër” ka shpejtësi, është i pakapshëm në driblim dhe mbi të gjitha di të krosojë dhe Barcelona aprovon këtë zgjedhje.

Vetëm fakti se paratë e shumta mungojnë, ideja që u ka lindur spanjollëve është ajo e një shkëmbimi kokë më kokë, fillimisht në formën e huazimit, por me të drejtë blerjeje në verën e ardhshme. Pista “Kosta-Dembele” është hapur që nga dita e djeshme, ndonëse Barça nuk ka harruar as dy sulmuesit e tjerë, që ka pasur prej kohësh në shënjestër.

dembele

MEMFIS DEPAJ – Holandezi i Lionit dukej shumë i thjeshtë për t’u arritur, jo vetëm për shifrën prej jo më shumë se 30 milionë eurosh, por edhe për faktin se mes Depajit e Kumanit lidhja ka qenë shumë e fortë në kombëtaren e “Tulipanëve”. Por, nëse Lioni nga ana e tij uli pretendimet nga 40 në 30 milionë, Barcelona e teproi duke ndryshuar ofertën e saj nga huazim me detyrim blerjeje, mbi një bazë prezencash të lojtarit.

depai

Dhe pikërisht këtu frenoi tratativa, ndonëse katalanasit i kanë dhënë një ultimatum Depajit ditën e djeshme, që të punojë me krerët e Lionit, për të provuar të shkëputet në huazim.

LAUTARO MARTINEZ – Emri tjetër për sulmin është ai i interistit. Lautaro Martinez ndoshta do të ishte edhe lojtari që do të mund të ngrinte disi moralin e Lionel Mesit, pas sherrit me Bartomeun, por edhe pas largimit të Luis Suarezit. Edhe në rastin e Lautaros, Barça ka rihapur bisedimet me drejtuesit e Interit, duke pranuar që të paguajë 100 milionë euro, por kjo shumë të ndahet në një huazim prej 10-15 milionë eurosh, me detyrim blerje në 2021-shin.Lautaro goli

Gjithsesi, një përgjigje për këtë mundësi Barcelona e pretendon nga Interi brenda 30 shtatorit, ndryshe klubi spanjoll do të heqë përfundimisht dorë nga shërbimet e argjentinasit të zikaltërve. Shkurt, katalanasit kanë nisur një sprint final për të gjetur një sulmues sa më shpejt, deri në fundin e kësaj merkatoje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"