Barça alarm për krahët, mbrojtësi mungon pesë javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 23:17

Barça alarm për krahët, mbrojtësi mungon pesë javë

Vazhdon plaga e dëmtimeve në skuadrën e Barcelonës. I fundit që është ndalur është Nelson Semedo, i cili braktisi fushën e lojës në ndeshjen kundër Selta Vigos në pjesën e parë. 

nelson semedo

Sipas skuadrës katalanase, ai vuan një dëmtim në pulpën e këmbës së majtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 5 ndeshje. Pavarësisht se Valverde u tregua optimist me situatën e portugezit, provat e djeshme treguan se shkalla e dëmtimit ishte më e rëndë nga sa mendohet. Semedo do të rikthehet në fushën e lojës më 14 dhjetor dhe duhet thënë se do të rikthehet për “El Clasico”-n kundër Realit të Madridit.

Në këtë mënyrë do të humbasë sfidat ndaj Leganesit, Dortmundit, Atletikos së Madridit, Majorkës, Interit dhe Sociedadit. Situata te katalanasit është alarmante, sepse është dëmtuar edhe mbrojtësi Alba. Trajneri Valverde duhet të menaxhojë mirë futbollistët në këto momente të vështira. Xhunior Firpo dhe Serxhi Roberto do të kenë rolin kryesor në këtë periudhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"