Barazuan ndaj Vorës, flet Nevil Dede: Përgjegjësia e imja, gabova me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2021 | 13:49

Barazuan ndaj Vorës, flet Nevil Dede: Përgjegjësia e imja, gabova me…

Erzeni la dy pikë të çmuara në shtëpi dhe humbi shansin që t’i afrohej edhe më shumë kreun. Nevil Dede ka mbetur më shumë se i zhgënjyer pas këtij barazimi dhe hapur merr përgjegjësitë.

nevil dede 1

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes për “Panorama Sport”, numri një i pankinës pranon se ka gabuar me ndërrimet. E megjithatë, sërish nuk dorëzohet dhe mundohet që të mos demoralizojë grupin.

“Ishte një ndeshje që nuk duhet të shkonte kështu. Rezultati i saj bie mbi mua. Jam përgjegjësi kryesor për humbjen e këtyre dy pikëve, sidomos për zëvendësimet e bëra.

Gjithsesi, nuk është fundi i botës, sepse na shërbeu si mësim për ndeshjet e ardhshme”, përfundoi numri një i stolit të shijakasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"