Barazuan ndaj Skënderbeut, flet trajneri i Bylisit: Penalltia ishte, meritonim më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 13:38

Barazuan ndaj Skënderbeut, flet trajneri i Bylisit: Penalltia ishte, meritonim më shumë

Jeton Beqiri, trajneri i Bylisit, pas barazimit në Kupë u shpreh:

JETON BEQIRI

“Për nga mënyra se si shkoi loja meritonim më shumë se barazimi, sepse loja ka logjikë dhe ne luajtëm në mënyrë të atillë.

Krijuam shumë raste, por ky është futbolli. Penalltia? Për mua ishte, por unë gjykoj në analizë taktike, tashmë ajo ka ikur dhe nuk zhbëhet më.

Ne duhet që të punojmë shumë, më vjen mirë që skuadra luajti e mobilizuar, respektoi kompeticionin dhe kundërshtarin që luan në Superiore.

Synimi ynë është rikthimi në elitë. Kemi punuar shumë deri tani, por duhet që të jemi me këmbë në tokë.

Kampionati është i gjatë, kemi bërë mirë deri më tani, por kemi mundësi për të bërë edhe më mirë, se kemi kualitete në ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"