Barazuan ndaj Korabit, flet Nevil Dede: Nxitimi na dënoi, kishte edhe një penallti për ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2021 | 14:45

Barazuan ndaj Korabit, flet Nevil Dede: Nxitimi na dënoi, kishte edhe një penallti për ne

Erzeni nuk i bën dot katër fitore radhazi. Mundën Maliqin, Pogradecin dhe Tërbunin, por u ndalën nga Korabi. Rezultat i keq nuk mund të quhet assesi dhe sidomos kur përballë kishin një rival direkt për vendin e dytë.

nevil dede 1

Kështu mendon edhe trajneri, ndonëse ka rezervat e veta për gjykimin. Nevil Dede evidenton se u mungon një penallti, për një prekje të pastër të topit me dorë në zonë.

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes së djeshme, numri një i pankinës vlerëson lojën dhe dëshirën që skuadra shfaqi.

“Siç u pa nga ndeshja, Erzeni luajti me dëshirën për të fituar. Krijoi mjaft raste dhe dominoi në lojë, por nxitimi dhe presioni që lojtarët kishin për të shënuar me çdo kusht, nuk i lejoi të gjenin të paktën një gol.

Edhe pse nuk dua të merrem me gjykimin, në fund një prekje e qëllimshme brenda zonës, duhet të jepej 11-metërsh për ne…”, përfundoi tiranasi i stolit shijakas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"