Barazuan ndaj Dinamos në miqësore, flet Memelli: Skënderbeu, në rrugën e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 14:28

Barazuan ndaj Dinamos në miqësore, flet Memelli: Skënderbeu, në rrugën e duhur

Migen Memelli e ka cilësuar si paraqitje pozitive ndeshjen miqësore dje kundër Dinamos. Trajnerit të Skënderbeut nuk i ka pëlqyer mënyra se si skuadra e pësoi golin, por gjithsesi ka parë sinjale pozitive. Ai ka lënë gjithashtu të hapur edhe ndryshimin e modulit 3-5-2, pasi, sipas tij, është i diskutueshëm në të ardhmen dhe se prioriteti i tij është balanca e skuadrës në kompleks.

Memelli

“Jam i kënaqur me ekipin pasi përballoi me sukses një ndeshje të plotë, pavarësisht ngarkesave që kemi marrë në këto javë përgatitjesh. Kjo më lë të mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kam parë një lojë të mirë nga djemtë në pjesën e parë të takimit. Rreshtimi 5-3-2 është një skemë që vlen të diskutohet për sa u përket balancave në dy fazat e lojës.

Është fakt që na jep qëndrueshmëri në prapavijë, ndërsa po të ndihmojmë më shumë mesfushën, mund të kemi sukses edhe në fazën tjetër. Më vjen keq që u ndëshkuam nga një gabim që mund ta evitonim, por ekipi është në rrugën e duhur”, deklaroi trajneri i Skënderbeut pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"