Barazuan ndaj Dinamos, flet trajneri i Burrelit: I kënaqur me skuadrën, synojmë ngjitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 14:39

Barazuan ndaj Dinamos, flet trajneri i Burrelit: I kënaqur me skuadrën, synojmë ngjitjen

Trajneri i Burrelit, Saimir Patushi, tha opinionin e tij për sfidën me blutë. “Edhe pse kishim vetëm dy ditë kohë stërvitjeje, tregoi se futbolli prandaj është i bukur, ku nuk ka të bëjë efekt, se kanë një ditë apo dy ditë stërvitje.

Patushi-Saimir

Kjo tregon se Burreli ka lojtarë profesionistë, që edhe pse kanë disa kohë pa luajtur, ata ambientohen shpejt me lojën. Kjo më kënaqi.

Në ndeshjen e sotme (dje), ku nuk kishin asnjë synim, rezultati vetëm për të parë gjendjen se ku ndodhen futbollistët tanë. Klubi dhe presidenti janë të bindur se Burreli, ashtu si dhe vitin e kaluar, edhe këtë vit synimi është ngjitja në Superiore. Besoj se jemi me këmbë në tokë.

Kemi formuar një grup të mirë dhe presim prej tyre maksimumin në çdo ndeshje. Kjo fazë përgatitore është pjesa bazë e formimit dhe forcimit të skuadrës, për ta përgatitur për kampionat”, mbylli Patushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"