Barazuan ndaj bardhebluve, flet Nevil Dede: Ngarkesat janë të mëdha, Tirana është pretendente për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2021 | 11:06

Barazuan ndaj bardhebluve, flet Nevil Dede: Ngarkesat janë të mëdha, Tirana është pretendente për titull

Nevil Dede dhe Erzeni i tij ia kanë dalë të barazojnë me Tiranën në miqësoren e luajtur dje në Pogradec. Për “Panorama Sport”, Dede analizoi takimin dhe pranoi se me punë shkohet përpara.

nevil dede 1

“Ngarkesat janë të mëdha për ekipin, sepse po punojmë me dy seanca stërvitore. Kemi luajtur edhe dy ditë më parë me Skënderbeun. Pjesa e parë nuk shkoi siç duhet.

Kemi edhe disa lojtarë në provë, por gjërat nuk shkuan siç i kishim planifikuar. Gjithsesi, skuadra duroi dhe në pjesën e dytë me disa ndryshime dhe lojtarë të freskët tregoi personalitetin dhe kualitetin që ka brenda saj.

Përballja me Tiranën na rrit në personalitet dhe tregon se asgjë nuk është e pamundur. Gjithçka arrihet me punë dhe kokulur”, tha në fillim Dede.

Më pas trajneri, që i la vendin Shehit, u shpreh se 25 herë kampionët janë pretendentët për titullin këtë vit. “Besoj se Tirana është pretendente për titullin kampion.

Me investimet dhe rikthimin e lojtarëve, besoj që janë seriozë dhe i kanë të shpallur objektivat”, mbylli Nevil Dede.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"