Barazuan me Strugën, Memelli i pakënaqur: Pika jonë e dobët janë finalizimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 10:20

Barazuan me Strugën, Memelli i pakënaqur: Pika jonë e dobët janë finalizimet

Trajneri Migen Memelli ka qenë i pakënaqur me miqësoren e fundit ndaj Strugës. Sipas tij, skuadra e tij nuk është paraqitur mirë.

MEMELLI

“Jam i pakënaqur nga loja e ekipit përsa i përket finalizimit të aksioneve të ndërtuara. Këtu e kam fjalën për goditjet e pakta që ne i kemi bërë kuadratit kundërshtar dhe saktësinë e munguar në finalizim.

Pikat tona të dobëta ishin finalizimet në këtë takim(me Strugën). Por duhet të dimë dhe diçka dhe këtë nuk po e them për t’u justifikuar.

Në këtë ndeshje kishim tre mungesa për shkak të lojtarëve që janë grumbulluar në impenjimet e kombëtareve dhe dy lojtarë të bashkuar vonë me ekipin që ende nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë.

Besoj se brenda kësaj jave do të rregullojmë shumëçka nga problemet që kemi shfaqur në këto ndeshje miqësore, pasi edhe kampionati po afron.

Ndeshja me Tiranën është afër dhe do të mundohemi që të jemi në formën më të mirë të mundshme.

Tashmë dihet se Skënderbeu ka pretendimet e veta prandaj ne, në çdo ndeshje do të shkojmë për rezultate pozitive”, mbylli Memelli për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"