Barazuan me Maliqin, Diego Longo: Nuk jam i kënaqur, s’ka kundërshtar të dobët dhe këtë duhet që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 13:44

Barazuan me Maliqin, Diego Longo: Nuk jam i kënaqur, s’ka kundërshtar të dobët dhe këtë duhet që…

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, ka shprehur shqetësimin e tij pas ndeshjes ndaj Maliqit. Për “Panorama Sport, italiani deklaroi:

Longo

“Në këtë ndeshje nuk jam aspak i kënaqur, qoftë me lojën ashtu edhe rezultatin. Pavarësisht mungesave, ekipi nuk kishte asnjë alibi për këtë ndeshje jo të mirë që bëri.

Nuk ka kundërshtar të dobët dhe këtë duhet ta fiksojmë mirë. Mungesat do t’i kemi edhe në ndeshje të tjera, kështu që llogaritë duhen bërë mirë, pasi nuk mund të justifikohemi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"