Barazon ndaj Mirditës, Selenica shpallet kampione në Kategorinë e Tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2019 | 17:01

Barazon ndaj Mirditës, Selenica shpallet kampione në Kategorinë e Tretë

Ekipi i Selenicës është shpallur kampion i Kategorisë së Tretë, pas një ndeshje që ka luajtur me Mirditën, e cila ka përfunduar në barazim 1-1.

selenica

Ndeshja është luajtur në “Selman Stërmasi” dhe kishte një interes të madh, pasi në shkallët e stadiumit kishte rreth 1500 tifozë të pranishëm.

Të parët në avantazh kaluan mirditorët, në fillim të pjesë së dytë. Selenica e shtoi presionin dhe barazoi duke vulosur rezultatin përfundmitar.

Në fund të takimit është dorëzuar dhe trofeu për skuadrën e Selenicës, që u shpall kampion.

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"