Barazimi surprizues ndaj Teutës, flet Dritan Resuli: Kjo ishte një nga ndeshjet më të mira të Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 16:11

Barazimi surprizues ndaj Teutës, flet Dritan Resuli: Kjo ishte një nga ndeshjet më të mira të Flamurtarit

Flamurtari mori një barazim surprizues ndaj Teutës në transfertë, duke treguar formën e mirë që janë duke kaluar.bandicam 2020-03-08 16-06-41-467

Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, ka folur ndihmës-trajneri i Marselo Trfoisit, Dritan Resuli. Ky i fundit u shpreh se ndeshja e sotme ishte shumë e mirë dhe ekipi meriton komplimente.

Barazim me shumë vlera?

Ishte një nga ndeshjet më të mira, duke parë edhe kohën që kemi pasur në dispozicion, për ta përgatitur këtë ndeshje. Kemi aktivizuar lojtarët që ishin të gatshëm, pasi kishim edhe mungesa. Kishim disa momente të mira, por edhe kundërshtari na mbajti në presion.

Çfarë ka ndryshuar me ndeshjet në transfertë?

Pjesën e dytë të kampionatit, kishim afrime të disa lojtarëve. Brazilianët i kanë dhënë një fytyrë tjetër të ekipit. Gjithë kohën na ka paralizuar mungesa e lojtarëve. Kemi treguar personalitet.

Mund ta merrni dot këtë ekip vitin tjetër?

Unë flas vetëm për gjendjen aktuale që ekipi po kalon. Nuk jam unë personi përgjegjës që vendos për gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"