“Barazimi rezultat pozitiv”, mbrojtësi i Skënderbeut: Mund të mbyllnim lojën në minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 19:20

“Barazimi rezultat pozitiv”, mbrojtësi i Skënderbeut: Mund të mbyllnim lojën në minutat e fundit

Skënderbeu barazoi pa gola në shtëpi kundër Laçit, në sfidën e parë për këtë vit në Superiore. Në përfundim të sfidës ka folur dhe  Jorgo Meksi. Për mikrofonat e “Super Sport”, mbrojtësi e quan pozitiv barazimin e sotshëm.

jorgo meksi

“Barazimi është pozitiv por ne u futëm në lojë për të marrë maksimumin e ndeshjes. Krijuam raste dhe në minutat e fundit mund të mbyllnim lojën. Tani me barazimin jemi të kënaqur por jo aq shumë. Nuk do thoja që në këtë ndeshje vuajtëm në mbrojtje.”

Zërat e merkatos

“Tani për merkaton nuk mund të flasin unë sepse këtë e dinë drejtuesit dhe trajneri. Ne duam të na vijnë lojtarë sepse na ndihmojnë në stërvitje dhe të kemi konkurrencë në çdo pozicion.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"