“Barazimi në Vlorë me pasoja”, Vangjeli: Ju tregoj ekipet pretendente për të fituar titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 8:49

“Barazimi në Vlorë me pasoja”, Vangjeli: Ju tregoj ekipet pretendente për të fituar titullin

Mbrojtësi korçar, Kristi Vangjeli, iu bashkua Tiranës, në merkaton e verës, pas një aventure të shkurtër në kampionatin australian. Nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë me emisionin “Zona Gol”, 34-vjeçari, foli për transferimin e tij te bardheblutë, teksa theksoi se gabimet individuale e kanë penalizuar skuadrën në sfidat më të rëndësishme si ajo ndaj Kukësit dhe Partizanit.

VANGJELI

Gjithashtu Vangjeli nuk nguroi evidentonte edhe 3 skuadra që sipas tij do të luftojnë për titullin kampion me Tiranën.

“Doja një eksperiencë tjetër në një kampionat që nuk e njihnim. Është një futboll ndryshe nga ai në Europë. Shkova në sezonin e dytë, por vendosa të rikthehesha te Tirana. Prioritet e mia kanë qenë të mëdha, kudo kam luajtur. Atë dua edhe te Tirana, të fitoj trofe.

Hapat fals- Gjatë këtyre javëve, kemi humbur me Partizanin dhe Kukësin, por sidomos ai barazim me Flamurtarin na ka djegur më shumë. Pikët me ekipet e vogla, si Flamurtari, që kishte probleme, do të na nevojiteshin më shumë në fund. Ai barazim në ka lënë pak pasoja, sepse duhet ta kishim mbyllur më parë ndeshjen.

Gabimet individuale- Duhet të kemi këtë qetësi që kemi tani, pas fitores me Laçin, t’i zgjidhim brenda problemet që mund të kemi. Ekipi ka funksionuar mirë, ka shprehur lojë te mirë. Prandaj na vjen keq, sepse nga gabime individuale jemi ndëshkuar. Pra nuk kemi probleme në mbrojtje, e kemi marrëdhënien shumë të mirë në ekip. Më jep siguri dhe kënaqësi fakti që ekipi, edhe kur ka humbur, ka prodhuar. Kam besim se do të ketë vazhdimësi Tirana.

kristi vangjeli tirana

Diferencat mes ekipeve-  Sezonin e kaluar ka patur lojtarë të huaj dhe shqiptarë që bënin diferencën, ndërsa sot nuk ka diferenca mes ekipeve. Më ka bërë shumë përshtypje Bylisi, që ka ndërtuar një skuadër shumë të mirë. Besoj se 2-3 skuadra do të jenë pretendente deri në fund.

Skënderbeu- Është bërë një punë shumë e madhe aty. Afrimi i Dajës u ka dhënë më shumë besim drejtuesve dhe tifozëve. Ai e njihte shumë mirë ambientin. Besoj se Skënderbeun do të jetë afër ekipeve që luftojnë për titull.

shishet loro borici vangjeli

Gara për titull- Partizani, Kukësi dhe Teuta janë ndërtuar për të qenë protagonistë deri në fund. Bashkë me Tiranën do të jenë ekipet që do të luftojnë për titullin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"