Barazimi në shtëpi ndaj Laçit, Ilir Daja: Ndryshimet në formacion nuk rezultuan pozitive, e dominuam pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 22:42

Barazimi në shtëpi ndaj Laçit, Ilir Daja: Ndryshimet në formacion nuk rezultuan pozitive, e dominuam pjesën e dytë

Skënderbeu barazoi në shtëpi ndaj Laçit me rezultatin 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, foli pas ndeshjes në lidhje me këtë përballje ku analizoi takimin, duke u shprehur:

bandicam 2020-06-15 22-31-33-211

“Gabimet njerëzore janë të pranishme në një ndeshje futbollit. Kemi rënën në presionin e rezultatit inferior në fillimin e lojës. Kemi vuajtur në manovër. Kishim mungesën e 2 qendrave tona, Pollozhani dhe Jashanica, janë 2 lojtarë mjaft të rëndësishëm për ekipin tonë. Kemi bërë disa ndryshime që nuk rezultuan aq të mira, megjithëse e përshëndes lojën e parë të Berishës si titullar te Skënderbeu në pjesën e parë.

Dua të theksoj karakterin e këtyre djemve që tregojnë që kanë mentalitet fituesi. Mbas 6 fitoresh radhazi në kampionat nuk u dorëzuan edhe sot, pavarësisht se përballë kishim një ekip që luan goxha mirë futboll. Këtë e treguan në pjesën e dytë, që pothuajse e kemi mbajtur gjatë gjithë kohës në presion dhe gjysmëfushën e vetë kundërshtarin duke mos i dhënë mundësi të dalë në kundërsulm”, u shpreh Daja.

PANORAMAPSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"