Barazimi në minutat e fundit, Kuman: Nuk u dorëzuam, Gjermania më e mirë se Franca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 9:56

Barazimi në minutat e fundit, Kuman: Nuk u dorëzuam, Gjermania më e mirë se Franca

Trajneri i Holandës, Roland Kuman, ishte shumë i kënaqur me barazimin 2-2 përballë Gjermanisë. “Kur ishim duke humbur 2-0, Van Dajk erdhi afër pankinës dhe më tha që duhet të ndryshojmë stil loje dhe të dilnim përpara. Kur ai barazoi në fund, ishte diçka fantastike, pasi goli erdhi pikërisht nga ai”, u shpreh Koman pas ndeshjes.

ronald kuman

Skuadra e tij arriti të merrte kryesimin e Grupit A pas barazimit me gjermanët. Më pas, trajneri holandez, që ka një meritë të madhe në ringritjen e kësaj skuadre legjendare foli edhe për lojën e zhvilluar në “Veltins Arena”. “Skuadra tregoi karakter. Ne nuk u dorëzuam në asnjë moment.

Nuk mendoj se luajtëm mirë. Ndoshta në këto momente është e tepërt për ne të luajmë dy ndeshje në kaq pak ditë, ndaj dy skuadrave me kualitet të madh. Të mos harrojmë që kjo është Gjermania, një skuadër e madhe, ndoshta më e mirë se Franca. Por, ne treguam se mund të luajmë edhe ndaj skuadrave të këtij kalibri”, përfundoi trajneri i tulipanëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"