Barazimi në Gjirokastër e ka rritur moralin, Lika: Në Laç shkojmë për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 11:34

Barazimi në Gjirokastër e ka rritur moralin, Lika: Në Laç shkojmë për fitore

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, ka besimin e plotë se kuqeblutë do të shkojnë për një rezultat pozitiv në Laç. Përballja ndaj laçianëve është e vështirë për shkodranët, por jo e pamundur për t’u kaluar me sukses.

lushnja vllaznia sefa lika jorgji

Pika e marrë në Gjirokastër, një javë më parë, duket se ka kthyer besimin te lojtarët e skuadrës. Kapiteni Lika në këtë sfidë preferon marrjen e pikëve dhe jo lojën e bukur nga ekipi kuqeblu. “Ndeshja ndaj Laçit është e vështirë. Në radhë të parë, ato kanë treguar se luajnë mirë futboll të mirë në fushën e tyre.

Por ne kemi një synim të qartë për të marrë maksimumin e pikëve. Ne jemi përgatitur për një gjë të tillë. Po bëjmë maksimumin në stërvitje. Unë dëshiroj tri pikët në Laç dhe jo lojën e bukur. Kur merren tri pikët, atëherë vjen edhe loja e bukur”, u shpreh fillimisht dje Gilman Lika për mediat.

GJENDJA

Pika e marrë në Gjirokastër e ka rritur moralisht skuadrën shkodrane. Sipas kapitenit, trauma që pësuan në javën e dytë në shtëpi ndaj Teutës ka kaluar, ndaj pritet një rezultat pozitiv në Laç.

vllaznia

Përpos zhvillimeve të fundit në kampin kundërshtar, ku Laçi ka ndryshuar trajnerin, Vllaznia ka vetëm një objektiv: marrjen e tri pikëve nga kjo përballje. “Mendoj se e kemi hedhur tej disfatën me Teutën. Ishte një ndeshje jo e mirë për ne. Kemi marrë një rezultat pozitiv në Gjirokastër, i cili na ka vlejtur për të rritur moralin para kësaj sfide me Laçin.

Normalisht që çdo skuadër, ashtu si dhe Laçi, do të jetë më i organizuar dhe më i motivuar me ardhjen e trajnerit të ri. Gjithsesi, ne kemi një qëllim të qartë, për të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje”, vijoi kapiteni shkodran.

vllaznia1

KUPA

Përballja e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të kthejë sërish në Shkodër emocionet e klasikes shqiptare, mes Vllaznisë e Tiranës. Nëse një përballje e tillë do të mungojë në kampionat, por shorti i Kupës u ka rezervuar sërish dy skuadra të matin forcat e tyre. Një nga protagonistët jashtë fushës së lojës në përballjen e mbijetesës në fund të sezonit të shkuar, mesfushori Gilman Lika, si pjesë e bardhebluve, refuzoi të luante kundër Vllaznisë.

Vllaznia-Kastrioti

“Kualifikimi në Kupë ishte një detyrë për ne. Por ishte edhe një mundësi për disa prej lojtarëve, që kanë pasur më pak minuta në dispozicion gjatë këtyre ndeshjeve të para, për të treguar veten. Është shumë herët që të flitet për dy përballjet me Tiranën në turin e dytë. Tani do të mendojmë për kampionatin, për takimet që do të kemi deri para ndeshjes së parë me Tiranën.

Lika dhe Hasani

Duelet mes këtyre dy klubeve kanë qenë gjithmonë të bukura. Pavarësisht se Tirana nuk është në Superiore, ajo është sërish një skuadër e madhe. Megjithatë, ne do të kërkojmë që të bëjmë maksimumin në këtë përballje për të kërkuar kualifikimin. Ajo që na ndodhi në takimin e fundit të sezonit të shkuar nuk besoj që do të ndodhë më.

Normalisht, që do të luaj kundër Tiranës, qoftë edhe për një finale Kupe. Por situatat që u krijuan në sezonin e shkuar ishin krejt ndryshe. Një gjë e tillë nuk besoj se mund të përsëritet më tek unë”, përfundoi kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"