Barazimi në Girokastër, Sukaj gjen “justifikimin”: Më peshonte fanella 5 kile

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2018 | 12:41

Barazimi në Girokastër, Sukaj gjen “justifikimin”: Më peshonte fanella 5 kile

Pavarësisht se në stadiumin e Gjirokastrës ka rënë shi përgjatë gjithë 90 minutave të takimit të djeshëm, por edhe përgjatë ditës para luajtjes së ndeshjes, terreni ka qenë në kushte optimale për të luajtur.

luftetari

Gjithsesi, në fundin e takimit, ai nisi të rëndohej disi dhe kjo u ndie edhe në pasimet që lojtarët bënin. Gjithsesi gjë normale, duke parë intensitetin e reshjeve.

Dhe në një situatë të tillë nuk mund të mungonte batuta e sulmuesit shkodran Xhevair Sukaj, i cili pas ndeshjes ka thënë: “Më peshonte fanella bashkë me këpucët 5 kile nga uji, po të paktën ishte fusha mirë…”, ishin fjalët e sulmuesit pas takimit.

sukaj

Futbollistët e dy skuadrave janë detyruar shpeshherë në 15 minutat e fundit të takimit që të largonin topat nga zona e tyre me forcë, për shkak se terreni kishte nisur të rëndohej. Ndërkohë që në minutat e fundit, lojtarët janë parë edhe të lodhur fizikisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"