Barazimi në fund i Bajernit, Kovaç qan pikët dhe Zylen: Mëkat që nuk fituam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 10:56

Barazimi në fund i Bajernit, Kovaç qan pikët dhe Zylen: Mëkat që nuk fituam

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit 2-2 në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Augbsurgut.

kovac

Kroati qan rastet e shumta që skuadra e tij shpërdoroi dhe foli për dëmtimin e mbrojtësit të qendrës, Niklas Zyler. “Pësuam dy gola në sekondat e para dhe ato të fundit. Kjo nuk duhet të ndodhë. E kisha paralajmëruar skuadrën që të ishte vigjilente sapo të niste ndeshja. Bëmë një ndeshje të mirë, duke krijuar shumë raste për shënim. Shpërdorimi i tyre më nervozon pamasë. Duhet të jemi vrasës para porte dhe të shënojmë sa herë të na jepet mundësia, në të kundërt do ta pësojmë kështu si sot(dje)”.

DËMTIMI I ZYLES

“2-2-shi në fund ishte shumë i keq, por më i keq ishte dëmtimi i Niklas Zyles. Ai do të kryejë disa ekzaminime, por kam një parandjenjë të keqe për të. Nuk ia uroj dhe shpresoj që ligamentet e gjurit të mos kenë pësuar këputje, në të kundërt kjo do të thotë se ai do të mungojë për një kohë shumë të gjatë. Gjithsesi, nuk dua të nxitohem dhe dua t’ua lë mjekëve të bëjnë punën e tyre. Ishte një ditë e keqe për ne, por kjo vetëm nga rezultati, pasi në fushë skuadra më e mirë ishim pa dyshim ne”, përfundoi Kovaç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"