Barazimi ndaj Zvicrës, flet Lëv: Me këtë skuadër shkoj deri në gjysmëfinale të Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 8:34

Barazimi ndaj Zvicrës, flet Lëv: Me këtë skuadër shkoj deri në gjysmëfinale të Europianit

Joakim Lëv, trajneri i Gjermanisë, është i bindur që skuadra e tij ka më shumë potencial sesa tregoi në fushën e blertë ndaj Zvicrës. skysports-joachim-low-germany_4455433

“Ishte një ndeshje me intensitet të lartë nga të dyja skuadrat. Rrezikuam shumë dhe kjo na kushtoi jo pak. Jemi në një proces rritjeje dhe nuk mund të bëjmë vetëm mirë. Përballë kishim një kundërshtar të fortë siç është Zvicra.

Ata kanë në përbërje lojtarë cilësorë. Ajo që më shqetëson është mbrojtja, pësojmë shumë gola. Por, përpara se të nisë Europiani, kemi ende disa ndeshje në dispozicion.

Objektivi minimal është gjysmëfinalja e Europianit, edhe pse gjithçka mund të ndodhë deri atëherë”, tha Lëv që shton: “Në dy ndeshjet e fundit kam parë lojtarë që janë munduar dhe kanë dhënë sinjale pozitive, edhe pse nuk është e lehtë pasi kemi ndry- shuar shpeshherë formacionin në pak ndeshje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"