Barazimi ndaj Tiranës, kapiteni Shoshi: Garë e hapur, mund të kishim fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 17:10

Barazimi ndaj Tiranës, kapiteni Shoshi: Garë e hapur, mund të kishim fituar

Mariglen Shoshi priste fitoren dje. Kapiteni i skuadrës së Bylisit, i cili realizoi edhe golin e barazimit nga pika e penalltisë, pas ndeshjes ka deklaruar se nuk kishte kurrfarë mosmarrëveshjeje mes tij dhe Muratajt.

shoshi

“Në radhë të parë dua të sqaroj se nuk kishte mosmarrëveshje mes meje dhe Muratajt. Ne jemi një familje dhe unë, duke qenë se jam më i madhi në skuadër, mundohem që t’i kuptoj të gjithë çunat. Edhe unë kam qenë si ata”, u shpreh fillimisht mbrojtësi. Më tej, ai u ndal te penalltia, ndërsa thekson: “Penalltia ishte sepse e kam parë disa herë pas ndeshjes”. Shoshi “qan” edhe rastin e humbur prej afrikanit Ntepe në minutën e fundit.

“Barazimi duket sikur ishte rezultati më i drejtë, por në fund ne duhej që të kishim shënuar sepse Ntepe ishte përballë portës dhe nuk duhej që ta falte atë rast. Megjithatë, ne duhet që të shohim përpara, gara është e gjatë, nuk ka mbaruar asgjë. Shpresat janë të mëdha, ne besojmë shumë.

Tirana që është në krye aktualisht, neve nuk na ka mundur asnjëherë, kështu që, edhe me formulën e re, unë kam besim se ne do të marrim pikët e plota në javët e mbetura dhe në fund do të ngjitemi. Tashmë duhet që të mendojmë për ndeshjen e radhës. Siç dihet, për Bylisin, të gjitha takimet janë finale në këtë pikë ku ka arritur gara”, përfundoi pas takimit kapiteni i ballshiotëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"