Barazimi ndaj Teutës, shpërthen Dovedan: Nuk na dhanë 2 penallti, edhe në ndeshjet e tjera na kanë penalizuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 15:40

Barazimi ndaj Teutës, shpërthen Dovedan: Nuk na dhanë 2 penallti, edhe në ndeshjet e tjera na kanë penalizuar

Trajneri i Bylisit, Dovedan, foli pas barazimit ndaj Teutës, në shtëpi, teksa nuk u kurseu akuzat ndaj gjyqtarit, që sipas tij, nuk akordoi 2 penallti në favor të ballshiotëve:

 bandicam 2019-10-27 15-34-32-638

“Jemi të lodhur që në 7 ditë kemi luajtur 3 ndeshje dhe kjo ndikon për të mos dhënë maksimumin. Nuk më ka pëlqyer të flas për arbitrat, por në këtë ndeshje do flas për arbitrat!

Nuk na dhanë 2 penallti. Ishte një e Bicajt dhe një ndaj Murataj. Edhe në ndeshjet e tjera ka ndodhur e njëjta gjë! Na kanë penalizuar! Nuk e di pse nuk kanë akorduar penallti”, u shpreh Dovedan!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"