Barazimi ndaj Teutës, Donjet Shkodra: Jemi të pafat, m’u kujtua ndeshja në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 15:04

Barazimi ndaj Teutës, Donjet Shkodra: Jemi të pafat, m’u kujtua ndeshja në Europë

Donjet Shkodra krijoji iluzionin e golit me goditjen e tij në minutat shtesë, por portieri Isli Hidi bëri mrekullinë me një grushtim spektakolar në korne. Mesfushori kosovar foli pas ndeshjes për “Panorama Sport”, duke shprehur zhgënjimin për mosarritjen e fitores. “Humbëm dy pikë me Teutën dhe për këtë jam shumë i keqardhur.

Shkodra

Ishim të pafat në momentin e pësimit të golit. Topi u devijua dhe unë nuk e ndoqa lojtarin që ishte prapa meje. Ky rast të tentohet 100 herë, mund të ndodhë vetëm një herë. E lamë pas atë rast, duke e kthyer në favorin tonë ndeshjen. E dominuam kundërshtarin, mendoj që vetëm fati nuk na deshi edhe këtë herë. Kjo ndeshje më ngjasoi si ajo ndaj Torpedos në Ligën e Europës, ku goditjen në fund portieri e kapi vetëm me majat e gishtave, duke më mohuar golin”, – përfundoi mesfushori i Kukësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"