Barazimi ndaj Salcburgut, Nagelsman çudit: Luajtëm shumë mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2023 | 15:40

Barazimi ndaj Salcburgut, Nagelsman çudit: Luajtëm shumë mirë

Bajerni nuk arriti të shkonte dot më shumë se një barazim mes oshilacionesh ndaj Salcburgut në testin e parë (miqësore) në këtë vit.

nagel

Përtej rezultatit (4-4), prapavija e gjigantëve nga Mynihu la shumë për të dëshiruar, aq sa në momente të caktuara merrnin trajtën e futbollistëve amatorë, ndonëse djersinin një fanellë të rëndë si të Bajern Mynihut. Pas përfundimit të takimit nuk kanë munguar as reagimet, aty ku Nagelsman i ka kaluar si diçka pa rëndësi shifrat dhe interpretimin e mbrojtjes gjatë pësimit të golave.

NAGELSMAN: “Të luash në një kohë të afërt pas fazës përgatitore është sfidë dhe ne ia dolëm ta përballojmë me sukses. Nuk besoj se dikush do të interesohej mbi rezultatet në një moment të tillë. Pjesa e dytë dëshmoi një Bajern plot energji. Jam i kënaqur nga çdo lojtar, më vjen mirë edhe mbi debutimin e Blind. Jemi gati për të vazhduar rrugëtimin në kampionat”, përfundoi 35-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"