“Barazimi ndaj Real Sociedad është për të ardhur keq”, Naço: U përpoqëm deri në fund për të fituar, por nuk kishim energji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 23:53

“Barazimi ndaj Real Sociedad është për të ardhur keq”, Naço: U përpoqëm deri në fund për të fituar, por nuk kishim energji

Reali i Madridit duket vërtet i çuditshëm. Arrin të fitojë ndeshje që fare mirë mund t’i humbiste dhe nuk fiton ndeshje që i dominon, kështu ka ndodhur kundër Sociedadit, ku ndonëse ka qenë skuadra më e mirë në fushë nuk ka arritur ta konkretizojë lojën e saj me gol. Këtë ka përmendur pas ndeshjes edhe mbrojtësi Naço.

ndfm,nmd

“Për ata që e panë ndeshjen nga TV ajo ishte vërtet shumë e bukur dhe argëtuese. Por për ne nuk ishte dhe aq e tillë. Është për të ardhur keq që nuk fituam sepse i patëm rastet më të qarta dhe nuk arritëm t’i konkretizonim. Barazimi është për të ardhur keq”, tha Naço.

Mbrojtësi i Realit ka shtuar gjithashtu se në fund skuadra ka ndier lodhje, ku 30 minutat shtesë në mesjavë në Kupën e Mbretit ndaj Atletikos së Madridit kanë pasur ndikimin e tyre.

“Kur krijon aq shumë raste të pastra dhe nuk shënon, më pas gjithçka bëhet më e vështirë. U përpoqëm deri në fund, ndonëse energjitë ishin ezauruar. Mendoj se shtesa në Kupë përballë Atletikos ndikoi. Gjithsesi, duhet të shohim anët pozitive të takimit që ishin jo të pakta”, tha Naço.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"