Barazimi ndaj Pogradecit, trajneri Memelli: Pres më shumë, po mësojmë nga gabimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 20:38

Barazimi ndaj Pogradecit, trajneri Memelli: Pres më shumë, po mësojmë nga gabimet

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, pret më shumë nga lojtarët e tij, veçanërisht nga ata që u aktivizuan që nga minuta e parë në miqësoren e djeshme.

Memelli

“Provuam fillimisht djemtë që nuk kanë pasur shumë minuta në këmbë gjatë kësaj faze përgatitore për të marrë një përgjigje se deri në çfarë pike janë ata. Më pas në pjesën e dytë ishim më të plotë në fushë, nëse mund të shprehemi kështu, dhe normalisht që balancat ndryshuan.

Mund të them se kemi nevojë ende të punojmë e ta shohim ekipin të plotë për të dalë në konkluzionin përfundimtar se çfarë këta lojtarë mund të na garantojnë gjatë një sezoni.

Për fat të mirë, kemi ende kohë për të punuar dhe për të mësuar nga gabimet që kemi bërë në këto teste miqësore. Për mua rezultati tani nuk ka shumë rëndësi, por e rëndësishme është që të rritemi”, deklaroi Memelli pas ndeshjes për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"