Barazimi ndaj Pogradecit, Mërgjyshi i kënaqur: Ishte rezultati më i drejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 19:16

Barazimi ndaj Pogradecit, Mërgjyshi i kënaqur: Ishte rezultati më i drejtë

Artan Mërgjyshi, trajneri i Apolonisë, në fund të sfidës ndaj Pogradecit u duk i kënaqur, duke thënë se Apolonia ka luajtur gjithmonë për vete.mergjyshi

“Ka qenë një ndeshje e hapur, e luftuar dhe me mundësi për ta fituar të dyja skuadrat.

Ne gjithmonë kemi luajtur për vete dhe as kjo ndeshje nuk bënte përjashtim nga kjo logjikë jona, pavarësisht që kishim mungesa në formacion dhe luanim pa motiv pas sigurimit të objektivit. Barazimi në fund ishte rezultat i drejtë”, tha Mërgjyshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"