Barazimi ndaj Partizanit, flet Emiljano Vila: Ishte një rezultat i drejtë, i duam të dy trofetë këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2021 | 19:02

Barazimi ndaj Partizanit, flet Emiljano Vila: Ishte një rezultat i drejtë, i duam të dy trofetë këtë sezon

Për Emiljano Vilën, barazimi ishte rezultati më i drejtë, duke parë atë që dhanë skuadrat në fushën e lojës. Në prononcimin e tij për “Panorama Sport” pas ndeshjes, mesfushori i Teutës duket optimist për skuadrën e tij për vazhdimësinë, pasi janë në garë në të dyja frontet.

emiljano vila teuta

“Ishte një ndeshje shumë e luftuar që i kishte të gjitha rezultatet brenda. Mund të them se jemi të kënaqur me këtë barazim dhe lojën që zhvilluam. Tani na pret një ndeshje shumë e rëndësishme me Laçin, por fillimisht të çlodhemi, pasi ka qenë një ngarkesë shumë e lartë. Sa i përket sfidës së sotme (djeshme) të dyja ekipet donin ta fitonin ndeshjen, por barazimi ishte një rezultat i drejtë”, u shpreh fillimisht Emiljano Vila.

Në lidhje me frikën e skuadrave për të mos humbur ndeshjen, ai pohoi: “Nuk e besoj sepse ekipet i dhanë ato që kishin për të dhënë në lojë, ku të dyja ekipet janë ndërtuar për kampionë. Nuk është se kishin një ngërç dhe frikë për të mos humbur, edhe pse ishte një ndeshje direkte. Të them të drejtën, kemi bërë shumë gabime në fushën tonë, por për fat të mirë këtë gjë e kanë bërë edhe kundërshtarët tanë, por jemi në garë si për titull edhe për Kupë, ndaj do t’i shohim ndeshjet me qetësi”, përfundoi prononcimin e tij për gazetën Emiljano Vila.

V. MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"