“Barazimi ndaj Luftëtarit ishte për fajin tonë”, Musolli: Duhet të bëjmë më të mirën ndaj Partizanit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 25, 2020 | 17:50

FB Kategoria Superiore Kukësi LAJMI KRYESOR Të fundit

“Barazimi ndaj Luftëtarit ishte për fajin tonë”, Musolli: Duhet të bëjmë më të mirën ndaj Partizanit

Kapiteni i Kukësit, Besar Musolli ka dalë në konferencë për shtyp, për të folur për ndeshjen e nesërme me Partizanin. Ai është shprehur se do të jetë një sfidë e bukur në një ambient të ri si “Air Albania” dhe se që nesër duhet të harrohet barazimi ndaj Luftëtarit.
82859625_186723296052172_2189246277898731520_n

Çfarë ka ndryshe ekipi këtë sezon? “Deri tani kemi bërë shumë mirë. Janë lojtarë të rinj me prespektivë dhe mosha mesatare e ekipit është e re. Veç ndeshjes së fundit, jemi në rrugën e duhur. Po punojmë me qetësi dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

Pikët e lëna në Gjirokastër ishin për fajin tuaj apo meritë të kundërshtarit? “Kemi bërë një punë të mirë më parë, kemi filluar ndeshjen në mënyrën e duhur. Jemi të vetëdijshëm se faji ishte i joni, i futbollistevë. Na vjen keq dhe duhet të bëjmë mirë që në ndeshjen e radhës”.

Ndeshja me Partizanin? “Normalisht është një ambinet i ri. Ata e kanë përjetuar më herët. Ne kemi dal në një thirrje për tifozët dhe duam të na përkrahin. Është një ambient i bukur dhe duam të bëjmë një ndeshje të mirë, për të marrë dhe rezultatin”.

Vazhdimi me Kukësin? “E ëndërroj dhe një vit me Kukësin, deri më tani puna është në rrugën e duhur. Shpresoj që në fund të arrijmë objektivin”.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com