Barazimi ndaj Laçit, Mensah: Keqardhje për rastin, njësoj si me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 22:05

Barazimi ndaj Laçit, Mensah: Keqardhje për rastin, njësoj si me Dinamon

Në përfundim të sfidës, për “Panorama Sport” Mensah shprehet se ndien keqardhje për rastin e humbur në fundit e takimit.

MENSAH

“Ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë dhe tepër e kujdesshme nga të dyja ekipet. Ne kërkonim të merrnim maksimumin tonë në këtë takim, por edhe Laçi nga ana tjetër ka kërkuar që të mos dalë pa pikë. Ishte një takim ndryshe nga të tjerët me shumë përplasje fizike. Kemi luftuar në çdo centimetër të fushës dhe për këtë jemi të kënaqur.

Mund të them se është një nisje e mirë për ne, pasi fillojmë gjithçka atje ku e lamë vitin e kaluar. Mund të them se jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Më vjen keq për rastin në fund të ndeshjes pasi është i dyti në dy takime që shpërdoroj. Shpresoj të kalojë gjithçka”, mbylli Mensah.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"