Barazimi ndaj Kadizit, trajneri Kuman: U zhgënjeva më shumë sesa kundër PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 9:46

Barazimi ndaj Kadizit, trajneri Kuman: U zhgënjeva më shumë sesa kundër PSG-së

Ronald Kuman zhgënjehet nga barazimi i Barcelonës me Kadizin. Trajneri i katalanasve thotë se më shumë u mërzit për këtë ndeshje, sesa nga humbja që pësoi në Champions me PSG-në. Holandezi gjithashtu tha se kampionati është shumë i vështirë.

kUMAN

Ndeshja – “Jam i zhgënjyer. Në këto lloj ndeshjesh duhet të fitosh patjetër dhe ne nuk e bëmë. Ishte një mundësi e humbur pas humbjes së Atletikos. Jam shumë i zhgënjyer, më shumë sesa pas humbjes me PSG-në.

Nuk mund të na iknin nga duart 2 ikë të tilla. Nuk më pëlqen që t’i fajësoj lojtarët në aspektin individual, por nuk ishim në lartësinë e duhur në sulm. Duhet gjithashtu të mbrohemi në një tjetër mënyrë. Kemi kualitet si skuadër dhe duhet të fitonim”.

Penalltia – “E kam parë shumë shpejt rastin, por mendoj se është shumë e dyshime. Nuk e di nëse Lengle duhet të rrezikonte për të kapur topin. Ndonjëherë nuk duhet”.

Reagim – “Ende kemi mundësi për të bërë diçka sepse në këtë futboll nuk ka skuadra që fitojnë lehtësisht. Por duhet që t’i shënojmë rastet që kemi në dispozicion. Nuk mund të gabojmë më shumë. Ishte një ndeshje e kontrolluar, por na ikën 2 pikë”.

La Liga – “Nuk është më e ndërlikuar sesa më parë. Asnjë ekip nuk është i pamposhtur dhe asnjë tjetër nuk do t’i fitojë të gjitha. Kemi ende opsione, por ishte një barazim zhgënjyes”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"