Barazimi ndaj Juves, shpërthen Spaleti: Haletë kanë mbetur bosh edhe këtë javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 21:48

Barazimi ndaj Juves, shpërthen Spaleti: Haletë kanë mbetur bosh edhe këtë javë

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti ka shpërthyer nëpërmjet një foto të shpërndarë në “Instagram” pas barazimit ndaj Juventusit, duke thumbuar në mënyrë të drejpërdrejtë gazetarin e “Juventus TV”, i cili deklaroi disa ditë më parë në një transmetiv live: “Me interistët duhet të mbushim haletë dhe Inter duhet fshirë nga planeti”.

Spaleti

Nuk kishte si të mungonte kundërpërgjigjia e trajnerit zikaltër i cili ka shkruar në “Instagram”: “Bravo djema! Ka qenë një provë e madhe dhe… haletë kanë mbetur bosh edhe këtë javë”.

“Shikoj shumë njerëz të mërzitur për këtë humbje të parë që nuk po vjen. Duket se mendojnë se është një magji që do të prishet dhe mejlma do të kthehet përsëri në një patok të shëmtuar… Por duhet ta dinë se, për momentin, përralla ka ndryshuar…”.

Bravi ragazzi! Grande prova e…… fogne vuote anche questa settimana! #senzatregua??⚽️⚽️⚽️

A post shared by Luciano Spalletti (@lucianospalletti) on

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"