Barazimi ndaj Getafes, Zidan nuk dorëzohet: Luftojmë deri në fund për… titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 18:49

Barazimi ndaj Getafes, Zidan nuk dorëzohet: Luftojmë deri në fund për… titullin

Zinedin Zidan thotë se skuadra e tij është e lodhur, por nuk e pranon që lufta për titullin kampion ka përfunduar. Trajneri vlerëson Getafen, por edhe ekipin e tij.

zidane-madrid-plano

“Ne gjithmonë duam t’i fitojmë ndeshjet, por janë të vështira. Kalendari është i ngjeshur dhe nuk kishim shumë futbollistë, por kjo është situata dhe ne duhet të përshtatemi.

La Liga? Edhe kundërshtarët do të kenë ndeshje të rëndësishme dhe të vështira në të ardhmen. Deri në fund ka shumë ndeshje dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Ne jemi këtu duke luftuar në të gjitha frontet. Kurtua? Është portier super dhe bën gjithmonë detyrën e tij”, tha Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"