Barazimi ndaj Egnatias, Ngo shigjeton arbitrimin: Kundërshtari më mbajti, e sigurt që duhet të jepet penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 10:44

Barazimi ndaj Egnatias, Ngo shigjeton arbitrimin: Kundërshtari më mbajti, e sigurt që duhet të jepet penallti

Te Tirana pas ndeshjes me Egnatian kishte heshtje për shtyp, por Majkëll Ngo dhe Taulant Seferi shfryjnë për mundësitë e humbura dhe të mohuara nga teknologjia. Edhe pse e kanë pasur gojën të mbyllur, zhgënjimi ka qenë i madh për dy lojtarët. Majkëll Ngo ka qenë i qartë. Lojtari i Egnatias e ka mbajtur dhe për të është faull dhe automatikisht penallti.

Majkell Ngo

“E sigurt është që duhet të jepej penallti. Kundërshtari më mbajti. Më shumë se kaq nuk kam çfarë të them”, tha Ngoja. Anglezi ka qenë shumë i nxehur me vendimin e arbitrave. Në minutën e 96-të, Tirana kërkoi penallti për një pengim në zonë të Ngosë nga ana e Krivanjevës.


Gjyqtari vazhdoi lojën dhe nuk u fut në lojë as VAR-i. Pamjet filmike tregojnë se mbrojtësi i Egnatias ka mbajtur sulmuesin e Tiranës. Gabim i dyfishtë i gjyqtarit Alla dhe i VAR-it. Nëse do të ishte vendosur për penallti, Tirana kishte mundësinë të merrte tri pikët.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"