Barazimi ndaj Burrelit, Barushi: Gabim teknik i arbitrit, na mungon një penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2020 | 15:47

Barazimi ndaj Burrelit, Barushi: Gabim teknik i arbitrit, na mungon një penallti (VIDEO)

Ermal Barushi e quan të vlefshme pikën. Administratori i Dinamos në fund të ndeshjes u shpreh: “Ishte një ndeshje shumë e fortë, ndër më të fortat e Kategorisë së Parë.

Ermal Barushi

Mendoj se duhej dhënë një penallti për ne. Ka një gabim teknik të arbitrit. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që ia heq meritat Burrelit. Skuadra jonë u përpoq të bënte më të mirën e mundshme, por terreni nuk ishte shumë i mirë. Gjithsesi, morëm një pikë dhe kjo është e vlefshme për ne”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"