Barazimi ndaj Besës, Devolli: I bëmë “gjëmën” vetes, por mbetemi pretendetët e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 15:07

Barazimi ndaj Besës, Devolli: I bëmë “gjëmën” vetes, por mbetemi pretendetët e grupit

Trajneri i Tomorit, Bledar Devolli, pranon se skuadra i ka bërë “gjëmën” vetes, duke shkaktuar një penallti e duke humbur dy pikë. Trajneri i ri i ekipit është i mendimit se skuadra në shumë minuta nuk ishte në fushë. “Një pjesë e parë totalisht e përgjumur. Humbëm shumë minuta të nevojshme dhe besoj se në raste të kundërta, mund të na shërbenin për një rezultat pozitiv”, tha në fillim trajneri i Tomorit.

Devolli

Devolli u shpreh se skuadra reagoi në pjesën e dytë, por tani atij dhe ekipit, nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të rregullojnë problemet që kanë pasur gjatë këtyre javëve. “Në pjesën e dytë loja ndryshoi, skuadra u fut me energji të reja dhe krijoi rastet e saj për shënim. Kaluam në avantazh dhe në momentin që rezultatin duhet ta ruanim me fanatizëm, atëherë i bëmë ‘gjëmën’ vetes, duke shkaktuar faull.

Megjithatë, tani duhet t’i rregullojmë këto gabime në seancat stërvitore dhe duhet të përmirësohemi ende për sa i përket lojës. Nuk jemi akoma atje ku duhet dhe kjo më shqetëson. Gjithsesi, kjo skuadër është një nga pretendentet kryesore dhe deri në fund këto gabime do të harrohen”, u shpreh Devolli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"