Barazimi ndaj Atalantës, Hysaj: Keqardhje, por të paktën nuk pësuam ndaj një skuadre të fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 23:45

Barazimi ndaj Atalantës, Hysaj: Keqardhje, por të paktën nuk pësuam ndaj një skuadre të fortë

Barazimi pa gola ndaj Atalantës në sfidën e sotme në kampionat kishte thuajse shijen e humbjes për Lacion pasi sheh t’i largohen edhe më shumë skuadrat me të cilat lufton që tani në distancë për një vend në zonën e Ligës së Kampioneve. Klubi bardhekaltër përsëri nuk thumboi në repartin e avancuar, por sipas Elseid Hysajt, si gjë pozitive mund të interpretohej fakti se skuadra nuk pësoi gol.

hysaj

“Ka shumë keqardhje, por duhet thënë se në prapavijë ishim të qëndrueshëm dhe nuk pësuam gol ndaj një skuadre të fortë si Atalanta. Mund të ishim më të qartë përpara, këto pikë ishin të rëndësishme. Por mund të ndodhë pasi kemi luajtur 120 minuta ndaj Udinezes. Ndoshta ndokush ishte i lodhur, por mund t’i bënim më shumë dëme në thellësi”, shpjegoi mbrojtësi pas sfidës.

I pyetur rreth asaj që po jep Sarri te Lacio, një trajner të cilin ai e njeh shumë mirë, Hysaj u përgjigj se për teknikun kishte pak komente për të bërë. “Ai është i zakonshmi. Ka dëshirën që t’i bëjë të mësojnë të gjithë lojtarëve si të fitojnë dhe jep leksionet e tij të futbollit”, tha mbrojtësi i cili është një nga të besuarit e trajnerit falë viteve nën drejtimin e tij te Lacio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"