Barazimi ndaj Apolonisë, stafi teknik i Kukësit kritikon ashpër sektorin e mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2021 | 21:07

Barazimi ndaj Apolonisë, stafi teknik i Kukësit kritikon ashpër sektorin e mbrojtjes

Ekipi i Kukësit ka nisur dje paradite përgatitjet në kuadër të përballjes së ndeshjes së Kupës, që do të luhet ditën mërkurë ndaj Teutës. Sakaq, para se të niste seanca stërvitore, stafi teknik ka zhvilluar analizën për ndeshjen kundër Apolonisë duke evidentuar e nxjerrë në pah problemet.

Kukesi-Apolonia

Është kritikuar i gjithë ekipi, sidomos sektori i mbrojtjes, që gaboi fatalisht në rastin e ndëshkimit me karton të kuq dhe golin e pësuar. Skuadra, edhe pse sakrifikoi, sërish u ndëshkua në fund.

Vëmendja e drejtuesve u përqendrua te ndeshja e radhës, aty ku synimi absolut i skuadrës është të avancojë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja ndaj Teutës do të zhvillohet ditën e mërkurë në stadiumin “Niko Dovana”, duke startuar në orën 16:00 ku ekipi që kalon më tej vendoset me një takim tek. Në radhët e ekipit të Kukësit nuk ka dëmtime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"