“Barazimi mund të jetë pika e kthesës”, Hallaçi pas barazimit me Teutën: Donim të mos dilnim pa pikë sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 18:59

“Barazimi mund të jetë pika e kthesës”, Hallaçi pas barazimit me Teutën: Donim të mos dilnim pa pikë sot

Kukësi barazoi pa gola me Teutën, duke marrë kështu pikën e parë në këtë kampionat. Për “Gol pas Goli” pas përfundimit të ndeshjes, zv. Trajneri Rrahman Hallaçi, u shpreh se kjo pikë e marrë mund të sjellë kthesën e skuadrës verilindore.

hallaci

“Ishim mirë në mbrojtje dhe e pritëm Teutën në prapavijë, por nuk e kishim menduar kështu. E kishim përgatitur ndeshjen për të fituar, por duke parë kundërshtarin thamë të mos dilnim pa pikë nga kjo ndeshje. Besoj se kjo do të jetë pika e kthesës. Kemi insistuar fort te kjo skuadër, pavarësisht se akoma nuk jemi në momentin komod. Gjatë ndeshjes isha në kontakt me trajnerin Gega. Profesori është mirë nga gjendja shëndetësore dhe shpresojmë ta kemi shumë shpejt me ne.

Kur të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, do jemi më të plotë. Megjithatë ne i kemi marrë masat, që edhe kur të kemi dëmtime të kemi lojtarë në stol. Mendoj se ndeshja sot shkoi mirë. Ekipi i Teutës është ekip serioz që ka investuar, kemi bërë mirë deri diku, por nga java në javë do i rregullojmë gjërat. Nuk dua të them ndonjë fjalë për justifikim. Kemi qenë në kontakte me trajnerin. Kemi marrë një pikë në transfertë, ndaj Teutës dhe mendoj se është pozitive.

Ndihet mungesa e Gjicit? Presidenti i nderit është gjithmonë me ne, por skuadra e Kukësit është një familje e madhe.

Gjendja në ekip? Janë disa gjëra që na dalin para ndeshjes për të na shpërqendruar. Nuk kemi probleme financiare, këtu nuk ka asnjë problem. Skuadra nuk e ka bojkotuar stërvitjen, kemi qenë çdo ditë aty në kompleks. Nëse skuadra nuk bën fitnes, nuk do të thotë se nuk del në stërvitje. Skuadra stërvitet në palestër, nuk duhet të dalim në fushë që të thuhet se jemi në stërvitje.”, u shpreh Hallaçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"